Më 20 qershor hapja e dy kapitujve të ri

Mali i Zi në konferencën ndërqeveritare e cila do të mbahet më 20 qershor, në Luksemburg, do të hapi negociatat edhe në dy kapituj të tjerë; 21- Liria e lëvizjes së mallrave dhe 22- Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve të strukturuar.

Po ashtu, siç është paralajmëruar do të mbyllet përkohësisht kapitulli 30- marrëdhëniet e jashtme.

Delegacionin shtetëror të Malit të Zi, në konferencën ndërqeveritare në nivelin ministror, do ta kryesojë ministri për çështjet evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq. Mbajtja e konferencës ndërqeveritare vërteton se pas hapjes së negociatave në 26 kapituj dhe mbylljes së përkohshme të dy kapitujve, procesi negociator është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë, si në pjesën e hapjes së kapitujve tjerë të negociatave po ashtu edhe nga këndvështrimi i hyrjes në fazën e re e cila nënkupton punën në plotësimin e kushteve për mbylljen e kapitujve, duke përmbyllur proceset reformuese dhe finalizimin e procesit të bashkëngjitjes, kanë kumtuar nga Ministria për çështjet evropiane.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!