Nimanbegu viziton familjen Nikaj: Flamurin shqiptarë mund ta përdorni lirshëm

Të mërkurën më 14 qershor në orët e pas ditës, policia shkoi në shtëpin e familjes së  Xhemal Nikaj në Dinoshë të Malësisë dhe kërkuan që ta largojnë flamurin kombëtar nga kulmi i shtëpisë së tyre, duke thënë se bëhet fjalë për flamur të shtetit tjetër dhe se përdorimi i tij ndëshkohet me ligj, i cili parasheh dënimin që mund të shkojë edhe deri në dy mijë euro.

Familja Nikaj me këtë rast nuk prënoi të largojë flamurin.

Sot nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu së bashku me këshilltarin e tij Nikollë Berishaj ka vizituar familjen Nikaj dhe u garantojë që flamurin shqiptarë mund të pardorin lirshëm.

E sigurova familjen Nikaj se përdorimi i simboleve kombëtare është i lirë si me Kushtetutë, ashtu edhe me Ligjim mbi të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare (si aktet më të rëndësishme juridike për ne), se flamuri shqiptar është flamuri i vetëm yni dhe si i tillë është simbol i shqiptarëve në Mal të Zi. Lidhur me këtë edhe si Këshill Kombëtar i Shqiptarëve e kemi lajmëruar zyrtarisht dy herë Ministrinë e Punëve të Brendshme (më 2011 dhe 2015),  tha Nimanbegu.
Nimanbegu shprehu gatishmërinë te do jetë në dispozicion për probleme eventuale të kësaj natyre edhe si person, edhe në emër të funksioneve që kryej.
Për mua është tejet zhgënjyese që Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka të qartë se Kushtetuta, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, që mundësojnë përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, janë në hierarki juridike më lart se Ligji mbi rendin publik, e posaçërisht kur çdo polic në rrugë e di mirëfilli se cili është simboli ynë, u shprehë Nimanbegu./Malësia.ME/
Istaknuta zastava
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!