Deçani e Plava lidhen me rrugë – Hoti: Më afër shqiptarëve në Mal të Zi!

Të martën është përuruar asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan – Plavë. Në ceremoninë me rastin e përurimit të rrugës prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se është i nderuar të marrë pjesë në përurimin e rrugës, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Jam vërtetë i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të qeverive të kaluara. Disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë. Bashkë me ministrin e Infrastrukturës morëm obligimet për të quar më tutje këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, ka thënë kryeministri Hoti.

Hoti e ka vlerësuar rrugën “me rëndësi strategjike’, kurse “siguroi kryetarin e Komunës së Deçanit, se do të jenë së bashku për të quar deri në kufi këtë rrugë dhe bashkë me bashkëkombësit tonë matanë kufirit ta lidhin deri në destinimin e saj”.

Kumtesa e Avdulla Hotit në Facebook:

Më afër shqiptarëve në Mal të Zi!

Sot u ndjeva i nderuar që pata rastin të përuroja një projekt shumë të rëndësishëm infrastrukturorë, ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, projekt ky i domosdoshëm dhe strategjik për përafrimin e të gjithë shqiptarëve! Pata nderin që bashkë me partnerin tonë të koalicionit, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me ministrine Infrastrukturës z. Arban Abrashi dhe me kryetarin e Deçanit z. BashkimRamosaj, ta përurojmë përfundimin me sukses të një pjese të kësaj rruge, projekt ky i nisur nga qeveritë e kaluara! Kjo rrugë është e një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, prandaj bashkë me ministrin Abrashi u zotuam që këtë projekt ta jetësojmë duke e asfaltuar rrugën deri në kufi me Malin e Zi!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!