Presidentit i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike parlamentare për caktimin e dates për zgjedhjet parlamentare.
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më parë, për shkak të situatës nëpër të cilën kaloi Mali i Zi gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ai tha se përvoja e tij që ka pasur gjatë administrimit të situates së COVID-19 në komunën e Tuzit tregon se e njëjta situatë mund të kthehet në pjesën e dytë të vitit.
“Ideja ime dhe Alternativës Shqiptarë është të shfrytëzojmë datën e parë të mundshme për t’u dhënë qytetarëve të drejtën të zgjedhin se kush do të drejtojë vendin,” u tha Gjeloshaj gazetarëve pas konsultimeve me Gjukanoviq.
Presidenti Gjukanoviq, bisedoi edhe me kryetarin e UDSH-së, Mehmed Zenka, kryetarin e Forces Nazif Cungu, Andrija Popoviq (PL). Rafet Husoviq (PB), Ivan Brajoviq, (SD), Andrija Vukasanoviq (IQK). Ndërsa të gjithë përfaqësuesit e opozitës refuzuan ftesën e Gjukanoviq./Malësia.ME/