Mali i Zi e Kosova shkëmbejnë ambasadorët në shtator

Mali i Zi dhe Kosova, siç mëson agjencia e lajmeve, Beta, do të bëjnë shkëmbimin e ambasadorëve në fillim të shtatorit të sivjetshëm.

Po sipas këtij burimi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ambasador në Mal të Zi ka caktuar Skënder Durmishin, i cili këtë funksion më herët e ka kryer në Belgjikë, Maqedoni dhe Austri.

Aktualisht Durmishi është drejtor i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ambasador në Kosovë ka emëruar Ferhat Dinoshën. Ai deri tani kreu detyrën e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!