Drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, ka deklaruar se shpreson se Qeveria e besimit zgjedhor do të vazhdojë punen e vet deri në zgjedhje dhe se opozita nuk ka arsye që të dalë nga ajo.
Ai shprehu mendimin se personat që përfaqësojnë opozitën në qeveri janë njerëz serioz dhe e njohin funksionimin e saj dhe mënyrën e marrjes së vendimeve. Sipas Millosheviq , qëllimi kryesor është që të shkohet në zgjedhje të drejta dhe të rregullta në tetor, për çka duhet angazhim i të gjitha palëve.