DEFACTO: Punën e kryetarit Gjeloshaj dhe të komunës e mbështesin afro 70% të qytetarëve të Malësisë

Si pas anketës të realizuar para disa ditësh nga kompania prestigjoze ”Defacto” 65.8% të qytetarëve të Malësisë janë të kënaqur me punën e komunës së Tuzit, ndërsa me punën e kryetarit, Nik Gjeloshaj janë të kënaqur 69.6 % e qytetarëve.

Të nderuar miq,

Jeni dëshmitarë, që ditëve të fundit më janë vërsulë disa politikan shqiptarë nga subjektet qytetare, së bashku me kolegët e tyre nga subjektet serbo-malazeze!

Ju shpifni, unë do të vazhdoj të punoj me vepra konkrete për zhvillimin e komunës në çdo fushë, për çka qytetarët shumë mirë janë duke e vlerësuar!

Këto konstatime më së miri i konfirmon edhe rezultati i anketës që u realizua disa ditë më parë nga një kompani prestigjioze!

Ndër të tjera:

  • 65.8% të qytetarëve të Malësisë janë të kënaqur me punën e komunës;
  • 69.6 % vlerësojnë punën e kryetarit të komunës, në përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunë;
  • 68.4% besojnë se kryetari i komunës i mbron interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallime!

Unë llogari u jap qytetarëve të Malësisë, e JO asesi të ashtuquajturuve politikan që vet qytetarët i çuan në vendin e merituar!

Sinqerisht
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!