Me iniciativë të KKSH-së, të shtunën takimi mes partive shqiptare

Siç mëson malësia.me me iniciativë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të shtunën me fillim në ora 11:00 në Ulqin do të mbahet takimi mes kryetarëve të subjekteve shqiptare.

Tema e takimit është përpjekja për formimin e një liste të përbashkët të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen më 30 gusht./Malësia.ME/

Shperndaje