Gjeloshaj: Shqiptarët vetëm të bashkuar fitojnë

Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës së Tuzit thotë se për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, por edhe që vendi të shkëputet nga ndikimi pro serb dhe rus nevojitet bashkimi i të gjitha forcave politike pro perëndimore.

Gjatë intervistës për emisioni Balkan Talks, ai thotë se shqiptarët në Malin e Zi ndihen të diskriminuar nga politikat e qeverisë së re.

“Qeveria ka bëri një mur kinez ndaj kërkesave që i ka dërguar komuna e Tuzit dhe mbas këtyre sjelljeve, vendimeve që kanë qenë arbitrare, diskriminuese kam ardhur në përfundimin se ë bëjnë këtë qëllimisht dhe janë të vetëdijshëm që janë duke bërë diskriminim ndaj komunës së Tuzit” theksoi ai.

Pyetjes së gazetarit Franko Egro, se kur do dalin me një listë gjatë zgjedhjeve partitë shqiptare në Mal të Zi, z. Gjeloshaj iu përgjigje se duhet të kishin dalë që në zgjedhjet e vitit të kaluar, por edhe pse kjo nuk ndodhi po punon që në proceset e ardhshme të dalin të bashkuar.

“Bashkimi në Tuz tregoi se kur bashkohen shqiptarët marrim përkrahjen e madhe të qytetarëve. Unë kam punuar që të dilnim me një listë, por ne fund nuk ia dolëm dhe përfunduam me dy lista. Prapë do punoj që ne proceset e ardhshme zgjedhore të dalin të bashkuar dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët mund të japin maksimumin e vet dhe të realizojnë të drejtat e tyre”, përfundoi ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!