Meta kërkon nga Abazoviqi përfaqësim më të drejtë dhe më përfshirës të shqiptarëve në institucione

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, te i cili apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Postimi i Presidentit , Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja sot Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z.Dritan Abazoviç.I lumtur të shprehnim vullnetin e përbashkët mbi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe popujve tanë, në të gjitha fushat.

Theksova domosdoshmërinë e përfaqësimit më të drejtë dhe përfshirës të shqiptarëve në të gjitha institucionet e Malit të Zi, si dhe nevojën për mbështetjen e projekteve infrastrukturore të zonave ku ata banojnë, veçanërisht për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar në Grabon dhe në Skejë – Zogaj, rindërtimin e shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, përfundimin sa më parë të punimeve për urën mbi lumin Buna, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimin e prekshëm të infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, si dhe të shumë çështjeve të tjera me interes.

Shumë krenar për kontributin e vyer dhe të vazhdueshëm të shqiptarëve në mbështetjen e Pavarësisë së Malit të Zi dhe integrimit të plotë të tij euroatlantik

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!