Joe Biden vizitoi Beogradin – Sonte mbërrin në Prishtinë (Video)

Zëvëndëspresidenti amerikan Joe Biden po qëndron në Beograd. Ai arriti atje në orët e pasdites ku u prit nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Prej andej ai do të shkojë në Prishtinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug bashkë me kryeministrin,  zyrtarin e lartë amerikan e kanë pritur edhe ministrat Ivica Daçiq, Nebojsha Stefanoviq si dhe ministra tjerë të Qeverisë serbe.

Biden dhe Vuçiq mbajtjen një takim me dyer të mbydhura.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit tha se mardhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë në rritje.

Ai shtoi se tema kryesore në takimin me Joe Biden, ishte marrëdhënia rajonale mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe rruga e shtetit serb drejtë Bashkimit Evropian, shkruan Tanjug.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë – Serbi, Vuçiq ka thënë se “shumë kanë bërë gabime në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë dhe shqiptarë humbën jetën e tyre”, tha kryeministri serb.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!