Mbi 5 milion euro për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 16 tetor , do tu  kushtojnë qytetarëve të Malit të Zi mbi 5 milion euro ka kumtuar Qendra për monitorin dhe hulumtim , CEMI .

Nga kjo OJQ kanë sqaruar se në këtë shumë janë llogaritur shpenzimet e administratës zgjedhore, financimi i aktiviteteve zgjedhore të fushatës së subjekteve politike dhe përdorimi i sistemit të ri  të identifikimit elektronik të zgjedhësve i cili , siç kanë sqaruar , për herë të parë do të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këto mjete në shumë prej 20 për qind do tu ndahet në shumë të barabartë të gjitha subjekteve politike të cilat marrin pjesë në procesin zgjedhor në afatin prej 8 ditësh pas skadimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!