Nëse kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fiton në zgjedhjet e nëntorit, atëherë ai do të bëhej problem për të gjithë botën, ka thënë të enjten kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për të përditshmen gjermane “Spiegel”.
Përveç kësaj, Trumpi në krye të Shtëpisë së Bardhë do të trimëronte të gjithë ata politikanë që e imitojnë atë nëpër Evropë./Koha.net/