Lulgjuraj: Do të jam aktor i zgjedhjeve, populli pret unifikimin e partive politike

Anton Lulgjuraj përmes një statusi në facebook ka paralajmëruar kthimin në skenën politike në zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor në Tuz.

Në Tuz po afrohen zgjedhjet lokale të nëntorit. Më shumë se kurrë, faktori politik shqiptar ka nevojë për unifikim dhe bashkim. Në të kundërt ditë edhe më të vështira do vijnë. Shoh që spektri politik dikund unifikohet pjesërisht, një pjesë tjetër mbetet e pavendosur, një pjesë tjetër rri e sulmon me fyerje e akuza, kurse populli rri në heshtje e pret…!

Deklaroj publikisht angazhimin tim të plotë dhe rikthimin për të qenë aktor në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesat e mia janë të qarta dhe shumë parimore. Ftoj të rinjtë që të bashkohemi të gjithë bashkë dhe mos të lejojmë më që partitë politike të na ndajnë dhe copëtojnë në kaq shumë copa, sa që zëri ynë është tkurrur dhe nuk dëgjohet më. Të rikthejmë dinjitetin dhe besimin. Partitë politike duhet të dijnë që mbajnë përgjegjësi absolute për situatën e disfavorshme në të cilën gjenden shqiptarët. Jam i hapur për negociata.

Si ish kryetar i Forumit Demokratik për Integrim, ftoj të gjithë të rinjtë që të bashkohemi për zgjedhjet e nëntorit. Falenderoj të gjithë ata që për sa ditë me rradhë e orë të tëra jemi takuar për të marrë një vendim që të marrim pjesë në Zgjedhjet lokale. Tani më gjithçka është gati. Ne jemi, ne mundemi!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!