Nik Gjeloshaj kryetar i ri i Alternativës Shqiptare

Alternativa Shqiptare sot në Tuz, mbajti Kuvendin e rregullt Zgjedhor, ku dhe u zgjodh Kryesia e re.

Kuvendi i Alternativës Shqiptare (ASH) unanimisht ka zgjedhur Nik Gjeloshaj për kryetar të ri të kësaj partie, ndërsa kryetari i deri tanishëm Gjergj Camaj do jetë kryetar nderi është vendosur në seancën e sotme të partisë në Tuz.

Në Kuvendin e tretë të rregullt, ku morën pjesë delegatë nga të gjitha këshillet e ASH nga Plava, Gucia, Podgorica, Malësia, Ulqini dhe Tivari, zëvendëskryetar u zgjodh Artan Çobi, ndërsa Iber Hoti, Rexhep Gjokaj dhe Edon Balidemaj nënkryetarë të partisë.

Në seancë, u vendos që Vasel Sinishtaj të jetë kryetar i këshillit politik dhe poashtu u zgjodhën edhe organet e tjera të partisë, kryesia dhe këshilli qëndor.

Emërimet do të bëhen me konstituim të Kryesisë së re, njoftuan nga ASH./Malësia.ME/

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

 

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!