Abazoviq: E kemi kandidatin për Kryetar të Kuvendit

0

Bartësi i listës së koalicionit “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviq, tha pas takimit konsultativ me Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, se marrëveshja është që me 23 shtatorë të behët verifikimi i mandateve dhe zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit.

“Ne tashmë kemi propozimin se kush do të jetë kryetar i Kuvendit. Sa i përket Qeverisë, do të duhet më shumë kohë që ajo të konstituohet sepse ka më shumë detyrime. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë. Do të na duhen një numër i caktuar ditësh,” tha Abazoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!