Gjeka: Të mbështet qeveria e pakicave me bartës URA dhe Demokratët

0

Kryetari i Partisë Demokratike dhe bartësi i listës së koalicionit “Bashkë një zë”, Fatmir Gjeka, tha në një intervistë për Dan se mund të jenë pjesë e qeverisë së re, por theksoi se nuk do të vrapojnë që me çdo kusht të jenë pjesë e pushtetit.

Ne gjatë fushatës kemi thënë që duam të jemi pjesë e qeverisë për të arritur qëllimet e programit dhe premtimet që u kemi bërë votuesve. Ne në politik jemi që një kohë të gjatë dhe nuk vrapojmë për të qenë pjesë e qeverisë me çdo kusht. Ne duam të bashkëpunojmë me të gjithë në nivelin e parimeve të qarta të programit dhe veprimit konkret.

Ne besojmë se do ishte më së miri dhe ky është propozimi ynë, që të mbështetet qeveria e pakicave të partive qytetare, bartës e të cilës do ishin koalicioni ‘E Zeza në të Bardhë’ dhe Demokratët koalicioni ‘Paqja është kombi ynë’ – tha Gjeka.

Gjeka theksoi se PD-ja për dy vite ushtrojë pushtetin lokal në Ulqin me partinë e Dritan Abazoviq dhe kishin bashkëpunim të mirë.

Gjeka përshëndeti pikat e marrëveshjes së nënshkruar nga tri koalicionet opozitare.

Ne, si koalicion shqiptar, e respektojmë dhe e mirëpresim, veçanërisht kur bëhet fjalë për pikën për mos tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe integrimit në NATO. Sidoqoftë, mbetet të vlerësojmë në praktikë se si do të realizohet. Ndoshta kjo do të tregohet më së miri kur të emërohën kuadrot, tha Gejka./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!