Gjeloshaj: Është para përfundimit pjesa e parë e rrugës Koritë-Delaj

Të nderuar miq,

Pjesa e parë e rrugës nga Korita deri në Delaj, mbi 4 kilometra është para përfundimit.

Si ju kemi njoftuar, që këtë pjesë e punon kompania Eurozoks, në bazë të prokurimit publik që komuna e Tuzit ka shpallur kohë më parë.Ju rikujtoj që përgatitjen për asfaltimin e komplet aksit rrugor, prej 9.2 kilometra po e realizon kompania Bemax, mbështetur në kontratën që e kemi nënshkruar për Donacion.

Sikur keni qenë të njoftuar më parë, me kërkesën e “Fondit Humanitar Trieshi” me seli në NY dhe mbështetjen time, kryetari i shtetit kishte siguruar nga qeveria e kaluar 400 mijë euro.

Ato mjete janë trasferuar para një viti SHPK “Putevi”, e cila me këto mjete nga qeveria e Malit të Zi do të vazhdoj asfaltimin e pjesës së mbetur nga fashti Poprat deri në Delaj!

PS

Punimet në ndertimin e rruges së Shipshanikut vazhdojnë…

Malësia po ndryshon!

Sinqerisht

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!