Partive Shqiptare dhe boshnjakëve u ofrohet hyrja në Qeveri

Përfaqësuesit e partive parlamentare të shqiptarëve dhe boshnjakëve kanë marrë përsëri ofertë për të qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Kjo u diskutua para disa ditësh me drejtuesit e dy listave shqiptare Nik Gjeloshaj dhe Fatmir Gjekën si dhe drejtuesin e Partisë Boshnjake, shkruan Vijesti.

Qëllimi i këtyre bisedimeve nuk është i qartë, por sipas një burimi, përfaqësuesit e qeverisë i ofruan Listës Shqiptare, Koalicionit Shqiptar dhe Partisë Boshnjake që të jenë pjesë e procesit të rekonstruimit të qeverisë.

Zyrtarët qeveritarë biseduan me Nik Gjeloshaj, Fatmir Gjeka dhe Ervin Ibrahimoviq, të cilëve u ofruan të jenë pjesë e qeverisë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!