Edhe Delegacioni i KQZ-së të Kosovës po vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve: Ilir Gashi, Sami Hamiti, Binak Vishaj, Ercan Spat dhe Nenad Rikalo po qëndrojnë në Mal të Zi për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.

Para ditës së zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së të Kosovës,  Daka është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Malit të Zi, Budimir Saranoviq. Gjatë këtij takimi, kryetarja Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbyllet suksesshëm, ndërsa Saranoviq falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë vend.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Delegacioni i KQZ-së të Kosovës është duke qëndruar në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!