Rezultatët përfundimtare: Shqiptarët 1 mandat, vendimtar për formimin e qeverisë

Asnjë pjesëmarrës i zgjedhjeve parlamentare nuk ka fituar shumicën absolute, që do të thotë se asnjë listë nuk mund të formojë vetun qeverin.

Nga 81 ulëse sa ka Kuvendi i Malit të Zi siç njofton CDT bazuar në 100% për qind të votave të numëruara,opozita (DF,Çelësi,Demokratët,SDP) kanë fituar 40 mandate, Partia Demokrtike e Socialitëve (DPS) ka fituar 35 mandate,Partia Boshnjake 2 mandate,SD 2, IQ Kroate 1 dhe ”Shqiptarët e Vendosur” (Forca-UDSH-AH) 1 mandat.

Siç njofton CDT këto janë rezultatet bazuar në 100% për qind të votave të numëruara:

• DPS 41,1% – 35 mandate
• DF 20,6% – 18 mandate
• Ključ 10,7% – 9 mandate
• Demokrate 10,5% – 9 mandate
• SDP 5,4% – 4 mandate
• Bošnjačka stranka 3,3% – 2 mandate
• SD 3,2% – 2 mandate
• HGI 0,5% – 1 mandat
• Shqiptarët të Vendosur (Forca, UDSH ASH) 0.9% – 1 mandat

• Koalicioni shqiptarët ”Me një Qëllim” 0,9% – 0 mandat
• Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve 0,4% –  0 mandat

Ndërsa siç njofton CEMI, DPS ka fituar 36 mandate, DF 18 mandate, Ključ 9 mandate, Demokrate 8 mandate.

Në orën 20:00 në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet lokale, në qendrat e votimit kanë votuar  386.970 persona apo 73.2% e qytetarëve me të drejtë vote.


19:08 Siç njofton CEMI deri në orë 19 në votime kanë dalur 71.5% e votuesve, ndërsa pjesmarrja totale e votuesve në zgjedhjet e vitit 2012 ishte 70,05.


16:20 Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 16:00 në qendrat e votimit, kanë votuar 296.750 qytetarë apo 56,1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Siç raporton CDT në qendër votimit 116-A në Tuz erdhi deri te ndërprerja e shkurtër e votimit për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes anëtarëve të komisionit.

Në Ulqin në qendrën e votimit Nr 36, objekti Sadikoviq është vazhduar votimi, pas një vizite të KKZ (DIK). Ndërprerja në këtë vendvotim zgjati një orë e 18 minuta, që do të thotë që për kaq kohë votimi duhet të zgjatet.Poashtu CDT raporton se në Ulqin në një numer të konsiderueshëm të vendvotimeve ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike dhe votimi ka vazhduar me sistemin e vjeter të votimit.

Në gjashtë vendvotime në Rozhajë shpërtheu rrahje masive ku dhe intervenoi Policia.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7, dhe do të mbyllet në orë 20:00.

Shperndaje