Beçiq dhe Camaj: Mbështetja e Demokratëve në Malësi është e lartë

Kryetari i Malit të Zi Demokratik Aleksa Beçiq dhe kreu i listës së Demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në Tuz Shtjefen Camaj, që disa ditë janë duke vizituar Malësinë, ku ata janë duke u mirëpritur ngrohtësisht nga vendasit. Mbështetja e Demokratëve në Malësi është e lartë, gjë që do të çojë në ndryshime pozitive, thuhet nga kjo parti.

Malesia është një nga zonat më perspektive në Mal të Zi, por nga shteti nuk ka asnjë dhojë mbështetje dhe është një zonë e lënë pas dore. Kjo komunë ka potencial për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin e turizmit. Nëse këto dy degë do të avancoheshin, kjo do të ishte një injeksion i fortë për buxhetin e Tuzit, si dhe ekzistenca për popullatën e Malësisë.

Fusha pjellore nuk mund të përdoret në mënyrën e duhur, sepse prodhuesit vendorë nuk mund të mbijetojnë për shkak të fuqisë së lobeve të importit që mbështetet drejtpërdrejt nga njerëzit në pushtet, dhe ne vijmë në situatën që shteti qëndron në anën e importuesve kundër qytetarëve të vetë. E njëjta gjë është edhe me bletktorinë, sepse për cilin do produkt që bëhet fjalë nuk mund të depërtojë në tregun malazez, e për depërtimin në tregun e huaj as mos të flasin.  thuhet nga Demokratët./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!