“Malit të Zi i duhet opozitë e fortë dhe e përgjegjshme e jo opozitë që vetëm shpenzon të hollat shtetërore”, deklaroi sot kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i cili qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.
“Ne në Mal të Zi duam ta kem opozitën e fortë dhe të përgjegjshme, e jo opozitë e cila rrinë në shtëpi dhe shpenzon parat e shtetit, dhe nuk merr pjesë në jetën shoqërore dhe publike. Besoj se kjo do të vijë shpejt. Secili shtet i duhet opozitë e fortë dhe e përgjegjshme dhe ne do të punojmë që ta kemi një të tillë, mirëpo e gjitha varet nga ata“, deklaroi Markoviq në Shkup pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.
Zaev, pas zgjedhjeve të djeshme lokale të cilat u mbajtjen në këtë vend, tha se zgjedhjet lokale ishin të lira dhe demokratike dhe se qytetarët treguan qartë se në cilin drejtim dëshirojnë të lëvizë Maqedonia. Duke folur për marrëdhëniet me Shkupin zyrtar,
Markoviq tha se këto dy shtete i karakterizon bashkëpunimi miqësor.
“Nuk kemi çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të Maqedonisë paraqesin shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit bilateral”, deklaroi Markoviq. Ai përkujtoi se takimi i sotëm me Zajevin paraqet takimin e pestë në pesë muajt e fundit. Markoviq theksoi se Mali i Zi është i përkushtuar integrimit të UE dhe perspektivës së integrimit në NATO të Ballkanit perëndimor, duke shtuar se Mali i Zi si udhëheqës i integrimeve do ti përkrah kolegët në rajon. “Jemi të gatshëm që përvojën e Malit të Zi bisedimet me UE ta ndajmë me Maqedoninë, ndërkohë që në planin bilateral jemi marrë vesh për hapjen e linjës ajrore Podgoricë- Shkup”, deklaroi Markoviq.