UEFA dyshon ne rregullsinë e ndeshjeve Iskra – Deçiq dhe Otrant – Çelik

Federata europiane e futbollit (UEFA) ka njoftuar Federatën e futbollit të Malit të Zi (FFMZ) se dy ndeshje nga kampionatet vijuese janë lëndë e raporteve të organeve relevante të UEFA-së për shkak të dyshimit në rregullsinë.

Në raportet e UEFA-së është ndeshja e ligës së pare KF “Iskra” – KF “Deçiq” që përfundoi me rezultatin 4:1, si dhe ndeshja e xhirosë së 10 të Ligës së dytë të Malit të Zi e luajtur në mes të KF “Otrant Olympic” – “Çelik”.Këtë ndeshje Ulqinakët e fituan në fushë të vet me rezultatin 6:1.

reklamo“Dokumentacioni i tërë i fituar nga UEFA është dërguar në shqyrtim organeve kompetente shtetërore, Drejtorisë së policisë të Malit të Zi dhe Prokurorisë speciale shtetërore”, thuhet në kumtesën e FFMZ dhe shtohet se këto janë dy ndeshjet e para nga sezoni vijues të cilët UEFA i veçoi si të dyshimta./Ul-info/Malësia.ME/

Shperndaje