Ambasadori i Kosovës vizitoi Ulqinin

Ambasadori I Kosovës Skender Durmishi dhe Zëvëndësi i tij Enver Buçaj u pritën sot nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij. Mysafirët në fillim  uruan udhëheqësit komunal për detyrën e re e më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët.

U vlerësuan lart  marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës si dhe u fol për  projektet që janë në realizim e që do të jenë në shërbim të qytetarëve të dy vendeve, me theks në  bashkëpunimin kulturor,arsimor dhe atë ekonomik.

Kryetari Nrekiq tha se Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm dhe në këtë drejtim ka përkrahjen e  Qeverisë së Malit të Zi dhe Kryeministrit, si dhe pret interesimin e investitorëve kosovar në këtë drejtim./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!