Gjeloshaj: Duam t’i marrin të gjitha institucionet në paketë

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi për DAN se asnjë institucion nga kryeqyteti nuk do ta marrin në mënyrë individuale por të githa në paketë me marrëveshje përfundimtare.

Komuna e Kryeqytetit deri më tani i ka dërguar disa shkresa kryetarit të komunës së Tuzi duke i kërkuar që të marrin finansimin e Qëndrës Informative Kulturore ”Malësia”. Por nga komuna e Tuzit këtë gjë nuk e pranojnë dhe kërkojnë që të marrin përsipër të gjitha institucionet në paketë.

Siç tha Nik Gjeloshaj, këtë gjë nuk e pranojnë edhe në rastë se QKI ”Malesia” do të jetë përkohësisht jashtë funksionit nga 1 janari.

“Nuk do të marrim përsipër asnjë institucion individualisht, por vetëm në paketë të gjitha bashkë me marrëveshje përfundimtare. Kështu që QKI ”Malësia”, tregu, ujësiellësi, shërbimet komunale do të kalojnë në kompetencat tonë në një paketë të gjitha bashkë ose asnjë.

Kjo është një çështje që më nuk është korrekte dhe nuk dua të diskutoj. Të marrim përsipër shpenzimet që i ka QKI ”Malësia” dhe shërbimet komunale, por jo edhe të ardhurat që i ka tregu dhe ujësiellësi? Mundet, vetëm të gjitha bashkë. Asgjë tjetër nuk dë të jetë e mundur edhe me çmimin që ky institucion të jetë jashtë funksionit nga 1 janari.

Në QKI ”Malësia” aktualisht janë të punësuar 13persona. Prej tyre, pesë janë me shkollë të lartë dhe tetë me shkollë të mesme dhe deri më 1 janar, është në buxhetin e kryeqytetit.

“Ky institucion kulturor nuk është në konpetencat tona. QKI ”Malësia” është institucion publik i themeluar nga Kuvendi i Kryeqytetit. Njëjtë si tregu, ujësjellësi, shërbimet komunale … Kur Kuvendi i Kryeqytetit ti kalojë Komunës së Tuzit pronësinë e të gjitha instituioneve nga territori unë, ne do ti marrim përsipër të gjitha, “tha Nik Gjeloshaj.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!