Hasangjekaj priti në takim kryetarin e KKSH-së

0

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj priti sot në takim, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë që për vizitën e parë zyrtare pata kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika, shkruan Hasangjekaj në facebook.

Ishte një takim i këndëshëm e vëllazeror, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvëndit të komunës së Gucisë dhe KKSH – së. U dakorduam që në të ardhmen të jemi pjesë e projekteve të ndryshme të përbashkëta me qellim të avancinit të pozitës së bashkëndasve tanë. Me këtë rast kryetarin Nika, e falenderova për vizitën dhe dhuratën e çmuar që ma dhuroj.

error: Të drejtat e rezervuara !!