I dorëzuan kërkesat mandatarit: Decentralizimi, planifikimi hapsinor, të Mirat Detare, Valdanosi…

0

Krerët e Listës Shqiptare, i dorëzuan dje dokumentin me kërkesat e tyre mandatarit të caktuar Zdravko Krivokapiq dhe vazhdimi i bisedimeve mbi pjesëmarrjen e tyre në Qeveri do të varet nga qëndrimi i tij ndaj këtij akti.

Kjo për gazetën Pobjeda u konfirmua nga Genci Nimanbegu, një nga përfaqësuesit e Listës Shqiptare.

Kemi dorëzuar Krivokapiqit dokumentin me kërkesat dhe bisedimet e mëtejshme do të varen nga gatishmëria e tyre për ta pranuar atë ose për të ofruar zgjidhje tjera,” tha Genci Nimanbegu.

Ai tha se ndër kërkesat e Listës Shqiptare janë “decentralizimi i sistemit arsimor, shëndetësisë dhe resoreve tjera, planifikimi hapësinor, dhe çështja e të Mirave Detare…

“Ndër këto kërkesa janë edhe rikthimi i pronës në Valdanos, si dhe ndihma për Kriporën, decentralizimi fiskal është gjithashtu pjesë e asaj pakete. Mandatari deklaroi se ai gjithashtu beson se decentralizimi është i nevojshëm, ” tha Nimanbegu.

Poashtu paraqitëm problemet me të cilat përballemi si një komunitet i pakicave dhe dhamë pikëpamjet tona se si ta eliminojmë ato. Shfrytëzova rastin për të njoftuar me tema të tjera politike. Ne duhet të zhvillojmë bashkëjetesën në Mal të Zi. Ne kemi nevojë për të krijuar një mekanizëm për të zvogëluar konfliktet e mundshme midis komuniteteve fetare. Këto janë probleme dhe ne duhet të përgatitemi për të parandaluar tensionet, tha Nimanbegu.

Malësia.ME

error: Të drejtat e rezervuara !!