Mandatari Krivokapiq takohet me reisin e Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq

0

“Myslimanët tek mua gjithmonë do të kenë një bashkëbisedues”, ka theksuar mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq.

Ai në mesazhin e vetë të publikuar në Twiter ka theksuar se takimi me reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq e ka inkurajuar në bindjen se Mali i Zi do ti përballojë të gjitha sfidat të cilat gjenden para nesh.

“Ka qenë një bisedë përmbajtësore me reisin Fejziq, e cila sërish më ka përkujtuar tërë bukurinë e diversitetit të shtetit tonë. Tek unë myslimanët gjithmonë do të kenë një bashkëbisedues”, ka theksuar Krivokapiq në Twiter.

error: Të drejtat e rezervuara !!