Fushata e partive politike kushtoi mbi 4 milion euro

Fushata për zgjedhjet parlamentare ka kushtuar mbi 4 milion euro, thuhet në raportin të cilin partitë politike i kanë dorëzuar agjencisë për pengimin e korrupsionit.

Siç ka kumtuar, Dushan Drakiq nga kjo agjenci, PDS-ja për fushatën zgjedhore ka shpenzuar 1,38 milion euro, FD 908 mijë, Koalicioni Çelësi 380 , Demokratët 278, kurse Socialdemokratët  220 mijë euro.

PSD ka shpenzuar 313.2 mijë euro, Mali i zi pozitiv 253,4 mijë, Partia Boshnjake 71.8 mijë, kurse koalicioni FORCA-UDSH-ASH 63.8 mijë euro.

Drakiq ka theksuar se raporti final për mjetet e shpenzuara gjatë fushatës do të publikohet me së voni deri nesër.

Konkretisht, në bazë të raporteve të dorëzuara të subjekteve politike në nivelin parlamentar, mund të konkludohet se kjo fushatë ka kushtuar diçka më tepër se 4 milion euro, ka theksuar Drakiq në konferencën për gazetaret.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!