Gjeloshaj: Primare kërkesat politike

Nik Gjeloshaj ka deklaruar për gazetën ”Dnevne Novine” se negociatat me PDS-në për formimin e Qeverisë së re ende nuk kanë filluar, sepse ende nuk është nënshkruar platforma e partive të pakicave, dhe se Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” nuk kanë ultimatume në kërkesat e tyre.

Përfaqësuesi i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj tha se fjala ultimatum nuk ekziston në fjalorin e partis së tij dhe se kjo parti nuk ka pasur takime zyrtare me PDS-në (DPS).

Ne kishim vetëm takime mbrenda koalicionit ”Shqiptarët e Vëndosur” në lidhje me hartimin e platformës tonë, si dhe një takim me partitë e pakicave.

Gjeloshaj tha se është arritur marrëveshja për platformën e partive të pakicave, koalicioni unë në ditët e ardhshme edhe zyrtrisht do ta pranojë dhe do autorizojë kryetarët e partive të këti koalicioni që ta nënshkruajn me Partin Boshnjake dhe IQ Kroate.

Gjeloshaj theksoi se për koalcionin e tij primare janë parimet programore.

Ai tha se presin që në ekspozitën e mandatarit do jenë edhe kërkesat politike të Kolaicionit ”Shqiptarët e Vëndosur” dhe në mënyrë që të kemi ndikim në zbatimin e këtyre kërkesave,është normale që do kemi kërkesën që kuadrot tona në nivel të Ministrave të marrin përgjegjësin për çdo gjë që do definohet, shprehet Gjeloshaj.

Ai shton se kryetarët e partive të këti koalicioni në parim janë dakorduar që të kërkojnë dy antarë në qeverin e re auroatlantike.

Ne nuk kemi kërkesa që refuzohën, kërkesat tona vetëm i kontribuojnë partneritetit dhe afrimit të Malit të Zi multietnik, në mënyrë që të përmbushim të gjithë qëllimet progrmore, përfundojë Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!