Darmanoviq në takimin tri palesh të Adriatikut në Durrës

Ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq do të marr pjesë nesër në takimin ministror të trilaterales Adriatik në Durrës, në Shqipëri.

Trilateralja e Adriatikut është iniciativë rajonale e Malit të Zi, Kroacisë dhe Shqipërisë e themeluar në muajin shkurt, e që ka për qëllim afirmimin e aktiviteteve aleate në kuadër të NATO-s, veprimtarinë e përbashkët në fushën e integrimeve evropiane si dhe të bashkëpunimit rajonal.

Nga  Ministria e punëve të jashtme është kumtuar se teme qendrore e takimit të dytë zyrtarë ministror të kësaj organizate do të jetë situata aktuale politike dhe e sigurisë  në rajon dhe më gjerë. Theksohet se theks i veçantë do ti kushtohet fushave me rëndësi për NATO-n, gjë që nënkupton shkëmbimin e mendimeve për temat siç janë projektimi i stabilitetit, lufta kundër terrorizimit dhe politika e dyerve të hapura.

Shperndaje