Më 24 nëntor, Presidenti Ilir Meta në Rozhajë

Siç njofton RTV Rozhajë, më 24 nëntor 2018, në Qëndrën e Kulturës në Rozhajë mbahet edicioni i 10 tradicional jubilar ”Ora e Maleve” i cili u kushtohet refugjatve të vrarë në Husaj dhe në tërë komunën e Rozhajës.

Ky manifestim ka për qëllim të senzibilizoi opinionin e gjërë rreth kësaj ngjarje dhe shënohet me manifestim kulturorë.

Kësaj radhe ky manifestim është i veçantë pasiqë pjesmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta me bashkpuntor.

Përveç presidentit Meta, në delegacion do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Ridi Kurtezi, këshilltarët z.Flamur Gashi dhe Tedi Bushi. Poashtu pjesmarrjen e tyre në këtë manifestim i cili mbahet në prag të festës së Flamurit, 28 nëntorit, e kan konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarve në Mal të Zi z.Faik Nika si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi z.Skender Durimishi.

Poashtu në këtë manifestim Kombëtar do të jenë të pranishëm kryetarët e komunave fqinje Pejë, Istog dhe Petnjicë.

Delegacioni shqiptarë në 13:30 minuta do të pritet për vizit pune nga kryetari i komunës me bashkëpuntorë.

Manifestimi ka një manifestim të gjërë kulturo-artistikë./RtvRozhajë/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!