Halil Dukoviq kordinator i DPS-it për Ulqin

Partia Demokratike e Socialistëve në mbledhjen e kryesisë të mbajtur të hënën caktoi koordinatorët e rinj në qytetet e Malit të Zi.

Koordinatori i ri i kësaj partie në Ulqin do të jetë Halil Dukoviq, shefi i PDS-së në Komunën Urbane të Tuzit dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi.

Deri tani koordinator i partisë për Ulqin ishte ministrja e shkencës, dr. Sanja Vllahoviq. Për shkak të negociatave të pasuksesshme me partitë shqiptare për formimin e pushtetit në Ulqin ajo ishte kritikuar.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!