Partitë Shqiptare: Na takojnë 4 mandate në Kuvendin e Malit të Zi

Partitë nacionale shqiptare kanë nisur iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Në këtë mënyrë, siç theksojnë, Shqiptarëve do tu kthehen “të drejtat e arritura”, të cilat i përdoren prej vitit 1996, e të cilët 15 vite më vonë janë ndryshuar në kundërshtim me vullnetin e përfaqësuesve të këtij popull.

Liderët e këtyre partive në letrën dërguar Presidenti Vujanoviq, Kryetarit të Kuvendit Krivokapiq dhe Kryeministrit Gjukanoviq, mendojnë se Shqiptarëve në bazë të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm të popullsisë, iu takojnë katër mandate në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe shtojnë që Kushtetuta e Malit të Zi i garanton përfaqësuesve të popujve pakicë përfaqësim proporcional dhe autentik.

Ligji i ri ka ka bërë që në vend të diskriminimit pozitiv si në rastin e kroatëve (deputeti kushton rreth 1500 vota), ndërsa shqiptarët e kenë mandatin më të shtrenjtë nga të gjithë me mbi 6000 vota.

Partitë shqiptare janë dakorduar se nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh, atëherë do të jenë të detyruar ta rishikojnë veprimtarinë e vet politike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!