Memorandumi është nënshkruar për qeverinë e ardhshme

Kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviq, ka thënë sonte se memorandumin e djeshëm e kanë nënshkruar për shkak të Qeverisë së ardhshme.

“Memorandumi është nënshkruar për shkak të qeverisë së ardhshme, e cila duhet të jetë e pakicës nacionale. Sa i përket SNP-së, një lamtumirë e madhe për Zdravko Krivokapiq”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar tha se Memorandumi megjithatë nuk do të thotë “lamtumirë Qeverisë aktuale”.

Ai tha gjithashtu se memorandumin nuk e kanë nënshkruar fshehurazi nga Demokratët dhe Fronti Demokratik. “Secili zgjedh shoqërinë e tij. As kolegët tanë nga Fronti Demokratik dhe Demokratët nuk na informuan kur nënshkruan marrëveshjen e tyre historike. Unë edhe atëherë e përshendeta atë marrëveshje”, theksoi Konatar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!