Dimri mbërthen Europën: probleme në qarkullim (Video)

Londinezët janë zgjuar të rrethuar nga bora, trashësia e së cilës arrin deri në 4 cm. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit për të qenë më të kujdesshëm në bazë të kategorive të rrezikut që u kanoset.

Sipas tyre, ekzistojnë tri nivele rreziku, duke nisur nga e verdha, portokallia dhe e kuqja që është më e rrezikshmja. E po ashtu drejtuesit e mjeteve kanë marrë sinjalin për të lëvizur me zinxhirë në këto kushte meteorologjike.

Bora po ashtu ka ndërprerë të gjitha udhëtimet në Gjermaninë Jugore, çka pritet të zgjasë deri në fundin e javës se ardhshme.

E po ashtu edhe Italia, kryesisht pjesa qendrore dhe jugore, janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore. Në fakt deri më tani, dimri ka qenë jashtëzakonisht i butë për vendin, krahasuar me vitet e tjera, kjo pasi disa ditë më parë në Sicili temperatura arriti në 20 gradë celsius. Por, këto temperatura pësuan një rënie drastike gjatë fundjavës.

Gjithashtu, lindja e Europës është mbërthyer nga reshje dëbore të cilat prej një jave vijojnë intensivisht, duke shkaktuar mbyllje të disa shkollave, bllokime rrugësh, madje edhe viktima si pasojë e te ashtuquajturit i ftohti siberian./Top Channel/

Shperndaje