Të parët në rajon: Në Mal të Zi aktive 47 parti politike

Në Mal të zi aktualisht janë aktive 47 parti politike, dhe është vendi me më shumë parti në rajon “për kokë banori”.

Në Regjistin e partive politike deri me 15 janar kan qën të regjistruara 60 parti politike, megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila është përgjegjës për menaxhimin e regjistrit numri aktual i partive politike që veprojnë në Mal të Zi është 47, për shkak se 13 prej tyre janë fshirë nga evidenca.

Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar gjashtë parti të reja ky një prej tyre është shqiptare- Lëvizja për Pljevlja, Demos, Mali i Zi Demokratike, Partia e Punëtorëve, Lëvizjes Qendrore Shqiptare për Integrime dhe Social Demokratët e Malit të Zi. Shumica e partive të reja u formua me ndarjen e atyre ekzistuese./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!