Negociatat për formimin e pushtetit në Tuzi kanë filuar sot, shkruan CDM. Në tryezën e bisedimevee gjenden DPS, Partia Boshnjake, UDSH dhe SD.
Kandidati më serioz për kryetar të Komunës është nënkryetari i Këshillit Rinor të DPS Tuz Marjan Junçaj. Nënkryetari i Komunës pritet ti takoj Partisë Boshnjake ndërsa UDSH-së kryetari i Kuvendit.
Në zgjedhjet lokale në nëntor të vitit të kaluar në Tuz, DPS ka fituar 14 mandate 14, PB-3, UDSH-2 dhe SD-1.
Bartësi i listës së DPS në zgjedhjet e vitit të kaluar në Tuz Halil Dukoviq është i bindur se së shpejti gjithçka do të përfundohet dhe se pushtetin do ta formojnë me Partin Boshnjake UDSH-në dhe SD.
“Unë shpresoj për një marrëveshje të shpejtë. Në pyetje është vetëm apetiti, sepse ndodh që dëshirohet një pjesë më e madhe e ëmbëlsirës sesa dikuj ajo i takon. Kur apetitet rriten, atëherë gjithë këtë duhet duruar DPS-ja, dhe nuk e di se sa në këtë kuptim mund të jemi tolerantë. Është e qartë se gjithçka duhet të bëhet në përputhje me numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e 26 nëntorit, “ kishte thënë Dukoviq për CdM para disa ditësh./Malësia.ME/