Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq njoftoi se të premten do të shpalli zgjedhjet presidenciale.
Brajoviq këtë e deklaroi pas konsultimit me krerët e partive politike. Ai tha se në takimi morën pjesë “të gjitha subjektet relevante”.
Ata folën, siç tha Brajoviq për zgjedhjet presidenciale dhe u pajtuan që do të udhëheqin një fushatë pozitive dhe se në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojnë në rritjen e tensioneve. Brajoviq u tha gazetarëve se mund të pritet që disa subjekte të rrisin tensionet gjatë fushatës.
Në konsiltim te Brajoviq ishin kryetarët e partive politike Millo Gjukanoviq (DPS), Mehmet Zenka (UDSH), Gjergj Camaj (ASH) Nazif Cungu (Forca) Andrija Popoviq (PL), Rafet Husoviq (PB) Marija Vucinoviq (HGI).
Kryetarët e partive opozitare në Parlamentin e Malit të Zi nuk moren pjesë në konsultime./Malësia.ME/