Abazoviq: Ofrojmë formimin e qeverisë pakicë, nuk ka vend në të për DF dhe DPS

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq tha se në periudhën e kaluar kanë bërë shumë konsultime dhe se kanë vendosur të propozojnë një model të qeverisë pakicë që, siç tha ai, mund të mbështetet nga të gjithë, por në të nuk ka vend për Partian Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Frontin Demokratik (DF).

“Ne ofrojmë formimin e qeverisë pakicë, që të mbështetet nga të gjithë, do tu ofrohet 81 deputetëve në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë dhe të jetë në nivelin e të paktën 49 deputetëve. “

Në qeverinë pakicë, përparësi do të kishin nënshkruesit e memorandumit. Vend nuk do të kishte për DPS dhe DF por do ishte fenomenale që të na mbështesin. Vende në qeveri do të ketë edhe për ministrat aktualë, tha Abazoviq.

Abazoviq theksoi se deri në fund të kësaj jave pret përgjigjen e subjekteve politike për ofertën për formimin e qeverisë pakicë.

Nëse propozimi i tyre dështon, siç shtoi ai, opsioni mbetet shpallja e zgjedhjeve dhe kthimi i mandatit qytetarëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!