Kryeministi i Malit të Zi Milo Gjukanoviq i uroi kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, ditën e Pavarësisë.
“Kosova gjatë tetë viteve të pavarësisë ka bërë përpjekje të mëdha për reforma, siç konfirmohet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.Unë jam i sigurt se vendi juaj në atë rrugë, me përkushtim të plotë ndaj bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojë të jetë një partner konstruktiv dhe një fqinj i besueshëm.
Në këto përpjekje,Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Malit të Zi, sidomos kur është fjala për përvojën tonë në procesin e negociatave me BE-në, si dhe plotësimin e kërkesave për anëtarësim të plotë në NATO.
“Interesi ynë i përbashkët është që të krijojë kushte shtesë për forcimin ekonomik dhe bashkëpunimin e përgjithshëm mes vendeve tona mike,” thuhet në urimin e Gjukanoviq.
Gjukanoviq ka ftuar Mustafën që gjatë këtij viti të vizitojë Malin e Zi, i cili shënon dhjetë vjetorin pavarësisë./Malësia.ME/