KKSH,Forca dhe Gjeloshaj uruan 8 vjetorin e pavarsisë së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu, me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u ka derguar telegram urimi udhëheqësve të institucioneve kosovare, presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli.

Edhe Forca e Re Demokratike ka dërguar mesazhe urimi në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës.  Në mesazhet e dërguara presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe ministrit të jashtëm Thaçi, thuhet se Kosova në një kohë të shkurtër dhe pas shumë sakrificave, ka arritur të vendosë standarde të larta institucionale dhe shtetërore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe pakicave.

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj përmes një postimi në facebook ka uruar shqiptarët për 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Dua të uroj të gjithë shqiptarët dhe në veçanti shqiptarët e Kosovës në këtë përvjetor të tetë të pavarësisë së Kosovës.

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan jeten e tyre për një Kosovë të lirë – shkruan Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!