Ministria për punë dhe çështje sociale deri tani ka sjell 7 mijë e 542 vendime për kompensim nënave të cilat kanë tre ose më tepër fëmijë, është njoftuar nga kjo Ministri.
Të gjitha kërkesat e grave të cilat janë shqyrtuar deri tani ishin të rregullta kështu që për momentin asnjë aplikim nuk është refuzuar. Pagesa e parë do të bëhet me 20 shkurt, kurse gratë të cilat kanë arritur këtë të drejtë në periudhën e parë llogaritëse, por kompensimin nuk e marrin tani, do të marrin dy kompensime të cilat do të paguhen me 20 mars shkruan RTCG.
Ministria ngec në shqyrtimin e fletëparaqitjeve të atyre grave të cilat me vite ishin në evidencën e Entit për punësim, sepse dokumentet nga ky institucion fitohen shumë më ngadalë. Gjatë kësaj jave, siç është sqaruar nga kjo Ministri, do të shqyrtohen kërkesat e nënave të cilat kanë dalë nga puna ose e kanë ndërpre pensionin e mëparshëm. Ministria për punë deri tani ka marr mbi 20 mijë kërkesa për kompensim. Të përkujtojmë se ato nëna të cilat i kanë 25 vjet stazh pune do të marrin nga 336 euro, si dhe ato të cilat kanë 4 fëmijë dhe me tepër por 15 vjet pune. Nënat të cilat 15 vjet kanë qenë në evidencën e Entit për punësi dhe kanë 3 ose me tepër fëmijë do të marrin nga 192 euro./Malësia.ME/