Rita Ora në Prishtinë: Sa më të bashkuar që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora e cila me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës do të përformoj sonte në sheshin Nëna Terezë” në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për gazetarë.

Rita për 10 vjetorin e pavarësisë ka dhënë mesazh se “sa më të bashkuar që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi”.

“Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë,  sepse do të bëjmë njërin prej koncerteve më të mira ndonjëherë. Jam shumë e lumtur që jam këtu. E di se jemi vend i vogël, por është i bukur. Është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm”, ka thënë Rita Ora në konferencën për media.

Haradinaj: Kosova është me fat që në 10 vjetorin e Pavarësisë pret Rita Orën

Rita: Sa më të bashkuar që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi

 Në 10 vjetorin e Pavarësisë, Kosova është shumë me fat që ka në mesin e saj yllin e Kosovës, yllin e muzikës botërore, Rita Ora, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, pas një takimi miqësor e ka falënderuar përzemërsisht për mundësinë që të jetë në festën e Kosovës me artin aq të mirë të muzikës që Rita e ka.

“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha Haradinaj.

Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri, pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës dhe i uroi shëndet.

Ylli botëror, Rita Ora, e cila në takim shoqërohej nga prindërit e saj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që ia bëri.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!