Ambasadori i Kosovës me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë dhuroi me qindra libra në shkollat ”Gjergj Kastrioti Skendërbeu” në Triesh dhe Ostros

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi shënoi në mënyrë simbolike 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke vizituar dy shkollat që mbajnë emrin e ”Gjergj Kastriotit Skenderbeut” në Mal të Zi, me ç’rast dhurojë qindra tituj librash në shkollën në Malësi të Trieshit dhe në Ostros të Krajës.

Ambasadori Hysa u tha nikoqirëve me këtë rast se kjo është mënyra më e mirë e festimit, me ata që e kultivojnë fjalën shqip të shkruar dhe që edukojnë gjenerata. Ai theksoj që është i kenaqur të shohë në mesin e mësimdhënësve ata që janë edukuar në Kosovë. Lidhjet tona marrin kuptim edhe më shumë mu në keto vende që e ndiejnë këtë festë të përbashkët duke ndarë një sakrificë të përbashkët.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kolektivi i shkollës dhe nxënësit e SHF ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë shfaqën një program kulturorë rasti duke madhëruar këtë momentë.

Ambasadori Hysa e quajti alarmues faktin që vetëm 300 nxenës do të nisin shkollën në gjuhën shqipe në klasë të parë në Mal të Zi dhe ofrojë ndihmë nga Kosova.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!