Ndalohet puna e lokaleve në Ulqin, Podgoricë dhe 4 komuna tjera

Në Podgoricë, Nikshiq , Cetinë, H. Novi, Ulqin dhe Kotorr ndërpritet puna e objekteve hoteljerike , ka kumtuar sekretari shtetëror në ministrinë e shëndetësisë Borko Bojiq në konferencën e sotme për gazetarët.

Ai ka sqaruar se ndalesa e punës ka të bëjë me objektet hotelierike, restorantet, kafiteritë, objektet brenda hoteleve, me përjashtim të mysafirëve të hotelit.

Drejtori i Institutit për shëndetin publikë Igor Galiq ka theksuar se në javën e kaluar është shënuar rritje e numrit të infektuarve, por edhe i të testuarëve. Raporti ndërmjet të testuarëve dhe të prekurve, siç ka theksuar është 25 deri në 30%. “Siç shihet numri i të sëmurëve është në rritje” ka theksuar Galiq duke shtuar se gjatë javës së fundit numri  mesatar i të infektuarve është 528 kurse një javë më parë ishte 510. Ai ka paralajmëruar edhe mundësinë e ashpërsimit të masave në prag të sezonit turistik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!