Mali i Zi realisht mund të pres, që deri në mesin e vitit të ardhshëm do të bëhet anëtarë i NATO-s, ka vlerësuar kryeministri Millo Gjukanoviq .
Më pas do të fillojë procedura e ratifikimit në parlamentet ,anëtare të Aleancës për anëtarësimin e Malit të Zi. Sipas përvojave të vendeve tjera ,realisht mund të presim se deri në mesin e vitit të ardhshëm Mali i Zi do të bëhet anëtarë me të drejta të plot i NATO-s, ka theksuar Gjukanoviq në intervistën e mbrëmshme dhënë televizionit rus Dozhd .
Ai ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në UE dhe në NATO do të thotë garanci më të sigurt për Malin e Zi dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Në pyetjen nëse ka frikë që Mali i Zi të jetë stabil mund ti keqësojë marrëdhëniet me Rusinë , Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi ka respekt për historinë mbi 300 vjeçare të marrëdhënieve me Rusinë, por ka të drejtë dhe është i aftë që vetë të zgjedh rrugën në të ardhmen. Ai ka shtuar se fakti që Mali i Zi të ardhmen e sheh në UE dhe në NATO nuk synon të jetë kundër askujt, pra as kundër partnerëve rusë.