Ish-kapiteni i Serbisë pranë kalimit te Përfaqësuesja e Kosovës

Një futbollist që ka lujtur për Serbinë dhe madje ishte kapiten i saj, në të ardhmen mund ë bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës,shkruan newsport.

Fjala është për Arton Zekajn, futbollistin e Partizanit të Beogradit. 16 vjeçari ka shprehur interesim që ti bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj.Kontaktet tashmë me lojtarin kanë nisur.

Nëse kjo levizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë që ka luajtur për Serbinë dhe që tashmë do të luajë për Kosovën.

Ai tashmë ka vizituar FFK-në dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentur ishte i shoqëruar nga babai, menaxheri dhe përgjegjësi i klubit të Partizanit për zhvillimin e lojtarit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!