Presidenti Vujanoviq shpalli zgjedhjet lokale në 12 komuna

Presidenti i Malit të Zi Flip Vujanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale në disa komuna, të cilat do të mbahen më 20 dhe 27 maj.

Zgjedhjet për këshilltarët në Kuvendin Komunal të Podgoricës dhe Kuvendi Komunal të Golubovcit  do të mbahen më 27 maj.

Zgjedhjet në atë ditë do të mbahen edhe në Plavë,Shavnik, Zhablak, Tivar, Plevlë, Rozhajë, Danillovgrad, Bijello Pole dhe Kollashin. Siç është njoftuar, zgjedhjet për këshilltarët në Kuvendin Komunal të Pazhinës do të mbahen më 20 maj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!